Spartak Ngjela: Ja cfare pritet te ndodhe pasi te lajme duart me politikanet e korruptuar

Me shumicë votash, parlamenti i Kosovës miratoi tri ligje: atë për ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për shërbimin në këtë forcë, duke i hapur rrugë procesit të themelimit të ushtrisë së saj. Forca e Sigurisë së Kosovës e cila do të vazhdojë më emrin e njëjtë, pritet të ketë 5 mijë trupa aktiv dhe 3 mijë rezervë, të armatosur lehtë.

Komenti i avokat Spartak Ngjelës:

Ushtria e Kosovës që u formua sot është garanci për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Gjithë antishqiptarët janë trembur kudo: në Beograd; në Shkup madje edhe në Tiranë.

Kjo ushtri do të jetë e ardhmja e Arbërisë.

Po ushtria e Shqipërisë?

Shpejt do të modernizohet edhe kjo.

Sapo të lajmë duart me korrupsionin e lartë shtetëror- të djeshmin dhe të sotmin.

Loading...