Kryeministri: Në mandatin e dytë u goditëm nga tërmeti dhe pandemia, por ia dolëm

Kreu i qeverisë, Edi Rama nga Elbasani, ku prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark tregoi sfidat që qeveria e tij dhe vendi kanë përballuar gjatë këtyre viteve. Ai tha se ky mandat i dytë nuk është normal, duke sjellë në vëmendje tërmetin shkatërrues që vrau mbi 50 njerëz dhe pandeminë që vijon të vrasë shumë njerëz çdo ditë.
“Ne nuk kemi pasur mandat normal, por të thyer në mes nga dy goditje, tërmeti dhe pandemia. Dhe ia kemi dalë, ja ku jemi. Shikoja dje në Itali, radha në pikat ku jepen ushqime falas. Përpjekjet e mëdha që kemi bërë deri tani ia kemi dalë dhe do t’ja dalim deri në fund. Pa transformimin rrënjësor që kemi bërë. Pa folur për ujin e pijshëm të cilit po i jepet zgjidhje më në fund.

Në kushtet kur kemi trashëguar një humnerë totale nga çdo pikëpamje. Do të kemi kohë ti shtjellojmë një për një në një fushatë që mesa duket nuk do ketë atë tiparin e përhershëm me turma të mëdha. Por do të na japë mundësi të komunikojmë më shumë në mënyrë direkte”, tha Rama.

Loading...