Sulmuesi kavajs Sokol Cikalleshi vijon të marrë zemrën e tifozëve turq me përfomanca e tij. Së fundmi Cikalleshi ka bërë gol me kokë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, Konyan.
Në Superligën turke po luhej Konyaspor-Alanyaspor për javën e 31-të dhe kavajasi ka tundur rrjetën në minutën e 13, duke kaluar Konyan në avantazh. Kujtojmë se ky ishte goli i pestë i Cikalleshit në këtë sezon, teksa tashmë është bërë titullar stabël në ekipin e tij. Ky gol i jep akoma më shumë moral 30-vjeçarit, i cili pritet të jetë në fushë edhe në tre ndeshjet e kombëtares në këtë muaj.
Loading...