Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka mbërritur në Shkodër.
Kim do të zhvillojë për herë të parë takim me shtabin e Partisë Demokratike në Shkodrës, teksa pritet të takohet me drejtuesin politik të PD, për Qarkun Shkodër, Helidon Bushati.
Kryefjala në këtë takim do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se para disa javësh, Kim zhvilloi një takim me drejtuesit e qarqeve të PD dhe PS në Elbasan, ku u diskutua pikërisht për zgjedhjet parlamentare të prillit.
Loading...