Të gjithëve ju ka ndodhur që të paktën një herë të keni qarë teksa keni qenë duke shikuar emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Ka ndodhur që edhe moderatorja e programit, Arbana Osmani, të emocionohet, por është munduar që të shfaqet e fortë duke menaxhuar sa më mirë situatën.
Por ndodh që edhe asaj t’i dalë jashtë kontrollit situata.Këtë e ka zbuluar vetë Arbana përmes një postimi në “Instastory”. Moderatorja ka treguar se s’i ka mbajtur dot lotët për asnjë moment dhe ka qarë me ngashërime.
“Si ia bën të mos qash në emision?”- e pyet dikush, ndërsa Arbana ia ka kthyer:
“Në emisionin që regjistruam dje (që do të transmetohet në javët në vijim), kam qarë pa pushim dhe me ngashërime) përgjatë një historie dhe për herë të parë në punën time nuk kam mundur të kontrolloj emocionet në asnjë çast. Nuk jua përshkruaj dot”.