Vendimi i Bashës: Kush bëhet ministër, lë mandatin

Perfaqesuesi i PD Alfred Rushaj deklaroi se nëse kjo force vjen në pushtet, ministrat do ta lënë mandatin e deputetit. Këtë deklaratë ai e bëri mbrëmjen e të hënës, në vizio nplus.

“Është diçka që është diskutuar dhe do të ndodhë ne qeverisje. Ministrat do të lënë postet e tyre të deputetëve.”
Rushaj u pyet edhe për vendimin që mori PD dhe LSI për të mos dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, e ku mohoi të jetë regjistruar ndonjë përplasje apo mosmarrëveshje midis dy forcave politike

“Kemi bërë listën që mendojmë se është fituese”, theksoi ai.

Sa i përket kandidatëve për deputetë të PD, Rushaj nënvizoi se në listën e demokratëve bëjnë pjesë persona me integritet dhe që kanë ardhur nga një karrierë normale brenda forcës politike.

Loading...