Breçani: Si e neutralizuam Mond Çekiçin në 2008

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani tregon sesi e ka njohur Edmond Koçin, 41-vjeçarin e ekzekutuar dy ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Në studion e “Opinion”, Breçani tregoi se kishte qenë pjesë e forcave RENEA në vitin 2008, kur mori pjesë në një operacion për arrestimin e Çekiçit.
Ai tregon se kur e arrestuan, 41-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe ishte gati për të qëlluar në drejtim të forcave të policisë.
“Ky person, unë e kam pas njohur personalisht sepse në vitin 2008 ka pasur tendenca të mprehta për mbajtjen e armës pa leje dhe ka paraqitur rrezikshmëri të lartë, për punonjësit e policisë dhe për shoqërinë.

Në vitin 2008 unë kam qenë me forcat speciale të RENEA-s kam marrë pejsë vetë në arrestimin e tij.

Në Dhjetor të 2008, drejtori i qarkut na dha informacion të saktë për vendndodhjen e ti., Ishte në një lokal po në lagjen e tij, që kishte dy hyrje dhe dy dalje.

U vendos për t’u arrestuar personi në fjalë, Mondi, dhe forcat e RENEA-s, grupi i ndërhyrjes kishin planifikuar arrestimin e tij, në momentin që ndërhynë, ky nxori pistoletën dhe ua drejtoi punonjësve të policisë së RENEA-s.

Aty e kemi neutralizuar, duke i kapur dorën dhe duke e shtrirë përtokë. Ishte gati për të qëlluar. Kam qenë pjesë e atij grupi. ”

Breçani theksoi se Koçi ishte person me rrezikshmëri të lartë.

“Person me rrezikshmëri të lartë, sepse sa ka dëgjuar në hyrjen e derës kryesore të lokalit “Ndal Policia!”, ai ka nxjerrë armën, por ne e kishim në mbikëqyrje. Është dënuar dhe ka vuajtur dënimin 2 vite”./tvklan

Loading...