Aksidentoi rëndë 6-vjeçarin, arrestohet 55-vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 55-vjeçare, pasi akuzohet se ka askidentuar një fëmijë. Blutë lajmërojnë se i mituri, 6-vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, aktualisht nën kujdesin e mjëkve. Gjithashtu. Blutë kanë arrestuar një 28-vjeçar, pasi aksidentoi një 68-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ; A. D., 28 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Loading...