‘Sherr brenda Partisë Socialiste’, Berisha: Pjerin Ndreu është rrahur me grushta me Gjok Jakun

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në faqen e tij në Facebook.

Ai shkruan, duke cituar “qytetarin dixhital” se gjatë shtabit elektoral të PS ka pasur sherr dhe grushta mes prefektit Gjoke Jakut dhe kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Në mesazh theksohet se kjo ngjarje ka ndodhur brenda ambienteve të bashkisë së Lezhës.

Postimi i Sali Berishës

Rrihen me grushta Pirini dhe Gjoke Jaku ne shtrofullen elektorale!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje zoti kryeminister. Ne baze te informacioneve qe kam direkt nga shtabi elektoral i PS pardje pas nje sherri te madhe dhe shkembimit te akuzave te renda per njeri tjetrin jan rrahur me grushte prefekti Gjoke Jaku dhe kryetari i bashkise Pjerin Ndreu.Ngjarja ka ndodhur ne shtabin elektoral brenda ne bashkine e lezhes. Te fala.

Loading...