Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën 50-vjeçarja e paralizuar

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të martë në Vlorë, ku si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një grua e moshuar.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një banesë në lagjen 28 nëntori është përfshirë nga flakët ku si pasojë ka humbur jeten një 50-vjeçare.

50-vjeçarja, e cila ka qenë e paralizuar ka mbetur brenda në banesë në pamundësi për të dalë dhe për pasojë është djegur duke humbur jetën.
Ndër të tjera mësohet se e moshuar jetonte vetëm në banesë.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet zjarrëfiksja e cila po punon për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Loading...