I zhdukur prej 21 ditësh, gjendet i pajetë në një pyll 34-vjeçari shqiptar (emri,foto)

Pas 21 ditësh i zhdukur, gjendet i pajetë në një pyll 34-vjeçari shqiptar, Avenir Hysaj. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili punonte dhe jetonte në Bra të Italisë, ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Mediat shkruajnë se në ditën kur ishte zhdukur, më herët kishte qenë me prindërit për të bërë disa blerje dhe më pas ishte larguar duke thënë se do të kthej t’i merrte. Por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha gjurmët e muratorit kishin humbur.

Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15:00 të së Dielës në 21 shkurtit. Familjarët menjëherë kërkuan ndihmë, por shqiptari fatkeqësisht u gjet i pajetë.

Mbi zbulimin e trupit dhe hipotezat mbi shkaqet e vdekjes, hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët, drejtuar nga Prokuroria Publike, të cilët ruajnë me rreptësi konfidencialitetin.

Loading...