Dy shqiptarë arrestohen me 2.5 kg heroinë në makinë (emrat)

Nje sasi prej dy kilogramë e gjysmë heroinë e fshehur në makinë, ka çuar ne pranga dy shqiptaret Francesko Jata dhe Dritan Caushi.

Ata janë derguar në paraburgim ndërsa para hetuesve nuk kanë thënë asnjë fjalë. Në momentin e arrestimit policia ka pikasur njërin prej shqiptarëve të cilin e kanë njohur për shkak së ishte me precedencë penale.
Ai ka hipur në makinën me të arrestuarin tjetër, ndërsa pasi janë ndaluar nga policia kanë gjetur edhe heroinën e fshehur në bagazh.

Gjatë kontrollit në makinë, njëri prej shqiptarëve mundi të largohej. Policia si opsion të vetëm kishte se ai mund të largohej për në Shqipëri.

Ata kontrolluan se cilët autobusë ishin larguar nga Verona në periudhën e fundit dhe kështu arritën të gjenin shqiptarin e arratisur. E.L

Loading...