Personat me aftësi ndryshe nuk janë paguar për 11 vite, protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Pritja e personave me aftësi ndryshe për të marrë pagesat e prapambetura të viteve 2005-2010 nuk po merr fund.

Ndaj një pjesë prej tyre nga qarku Korçë të mbledhur para ministrisë së shëndetësisë kanë kërkuar pagesën e plotë të kempit.
Edhe pse pjesa shtesë e kempit të asaj periudhe duhej dhënë vullnetarisht nga shteti sipas avokatit Sinan Tafaj, 2000 persona që kanë fituar edhe ligjërisht këtë pagesë, vendimi ende nuk është përmbushur.

Pas takimit mes dy palëve, përfaqësuesit e ministrisë së shëndetësisë janë te paqartë për vendimin e Gjykatës si dhe e pasuan përgjegjësinë te pushteti vendor.

Loading...