Favore për vota dhe korrupsion, kush është sipërmarrësja shqiptare e arrestuar

Një sipërmarrëse shqiptare dhe një polic italian i kufirit janë arrestuar të akuzuar për korrupsion dhe veprime në kundërshtim me detyrat zyrtare, ndihmë dhe mbështetje e imigracionit të paligjshëm.

Në pranga ka përfunduar Elmonda Popa, nga Treviglio dhe polici Antonino “Toni” Pistone. Gjatë hetimeve, doli që të dyshuarit ishin përfshirë edhe për lëshimin e certifikimeve false për kalimin e testeve italiane dhe licencave false, në lidhje me të cilat Pistone, sipas hetuesve, do të kishte lidhje në qytetin e Napolit.
Për më tepër, Popa dhe Pistone duket se kanë kontakte të dyshimta me zyrtarë të tjerë publikë që mbajnë role të rëndësishme në zyrat strategjike për veprimtarinë e Popas.

Ajo kishte krijuar lidhje me një zyrtar të Prefekturës së Bergamo, zyra e ribashkimit të familjes, Claudio Oliviero, kryetari i një komune në provincën e Bergamo i cili, sipas deklaratave të marra nga Popa, do t’i kishte premtuar favorizimet e saj në këmbim të votave me rastin e garës tjetër elektorale, etj, shkruan Corriere.

Kush është kryetari i bashkisë? Gjyqtari hetues i referohet, në këtë pikë, përgjimeve të 29 dhjetorit 2020, 4 janarit dhe 12 janarit 2021, ende të pazbardhura. Sipas hetuesve, referenca e Popa do të ishte për kryetarin e komunës së Treviglio Juri Imeri.

Gjatë përgjimeve, janë zbuluar bisedat për kthimin e një shqiptari në Itali përmes aeroportit pasi ishte dëbuar nga selia e policisë në Lecco.

Loading...