Fushata, shokon Arjan Çani: Ja pse do të ishte ‘lajm i mirë’ nëse përplasjet shkojnë deri në vrasje

Gazetari Arjan Çani, ka thënë se do të jetë “lajm i mirë” per vendin nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Në një intervistë që ka dhënë për “MCN TV”, Çani ka dhënë këtë përgjigje teksa është pyetur në lidhje me fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, që do të fillojë, ditën e nesërme.
Ndër të tjera, ka thënë se pa një ngjarje të madhe nuk do të ketë ndryshim, nga fushatat e viteve të kaluara, duke shtuar se një akt i rëndë mund të ndryshonte rrjedhën.
Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Si e parashikoni fushatën?

Çani: Nuk bëj dot parashikim. Skenari më i keq është se ka një përplasje ende pa nisur fushata. Unë them do jetë “lajm i mirë” nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Fatkeqësisht vetëm një vrasje e madhe e bujshme e nivelit të lartë do të fusë Shqipërinë në një epokë të re, që mund të jetë e mirë ose e keqe.

Pa kryer një akt të madh politik, të fortë, mendoj se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga fushatat e tjera. Vetëm një akt i rëndë e bën fushatën interesante. Uroj të mos ndodhë, por do ta fusë vendin në shina të reja, se edhe kështu është trishtim i madh, është bërë rutinë.

Loading...