Kush është 30-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident në Itali, la një vajzë…

Shtetasja shqiptare Denada Nerjaku është 30-vjeçarja, e cila u përfshi në një aksident të rëndë me pasojë vdekjen në Itali.
Ajo po drejtonte automjetin kur u përplas ballë për ballë me një kamion dhe më pas u përplas në mbrojtësen e rrugës. 30-vjecarja u transportua urgjentisht në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, por por ndërroi jetë gjatë natës.
Të dy automjetet e përfshira në aksidentin fatal në autostradë janë sekuestruar nga policia dhe po vëzhgohen nga hetuesit, të cilët po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe arsyen e përplasjes së rëndë.

Loading...