Nju Jork shumë afër legalizimit të kanabisit

Nju Jork është gati për të legalizuar kanabisin. Kujtojmë se para 4 muajsh, Neë Jersey votoi për legalizimin e marijuanës për përdorim nga të rriturit, edhe ligjvënësit e Neë York-ut po ndjekin të njëjtin shembull. Mediat e huaja shkruajnë se shteti ka hartuar një projekt-ligj që, nëse miratohet, do të legalizonte për banorët e Neë York-ut nga 21 vjeç e lart.
Projekt-ligji, i cili po sponsorizohet nga senatori i shtetit Liz Krueger, një avokat i hapur për legalizimin, do të dekriminalizonte zotërimin e marijuanës deri në 85 gram. Ekziston gjithashtu një plan për të vendosur një taksë shtetërore prej 9% në shitjet me pakicë. Gjithashtu, secila komunë do të ketë mundësinë për të shtuar një taksë tjetër mbi 4% të shitjes ose të heqë dorë nga lejimi i shitjeve dhe dërgesave lokale. Nëse marrëveshja kalon, shitjet mund të gjenerojnë 300 milion dollarë të ardhura për Neë York-un.

Një dispozitë tjetër në projekt-ligj kërkon thirrjen për krijimin e një agjencie rregullatore shtetërore që do të jetë përgjegjëse për lëshimin e licencave për prodhuesit, ndërsa mbikëqyr shitjet me pakicë, shpërndarjen dhe konsumin brenda. Gjithashtu, banorët e Neë York-ut do të lejohen të kultivojnë marijuanë për përdorim personal.

Loading...