Gratë në aeroplan nuk pyesin për turpin, zihen se kush do zbresë e para

Një ngjarje e trupshme ka ndodhur në Los Angelos, që është bërë virale në rrjetet sociale. Mësohet se dy gra, në aeroplan janë zënë se kush do dalë e para. Sipas mediave të huaja, pasagjerët e tjerë ishin mjaft të irrituar nga kjo zënë sepse po bëheshin vonë.
Për këtë situatë, një pasagjere ka shkruar në Tëitter se ajo kishte një sulm ankthi pasi e pa këtë situatë. Ndërsa një tjetër i nevrikosur është shprehur se pothuajse kishte humbur fluturimin e tij, për shkak të kësaj situate të frikshme.

Ndërkohë, disa video nga brenda aeroplanit tregojnë njerëzit që përpiqeshin t’i ndanin këto dy gratë që po përlesheshin. Një anëtar i ekuipazhit dëgjohet duke thënë: “Thirrje për zbatimin e ligjit, thirrje për zbatimin e ligjit”.

Javën e kaluar, Administrata Federale e Aviacionit e SH.B.A.-së (FAA) tha se toleranca do jetë zero pasi numri i këtyre incidenteve të ngjashme është tepër i lartë. Administratori Steve Dickson është shprehur: Inspektorët dhe avokatët tanë të sigurisë do të ndërmarrin veprime të forta zbatimi kundër çdo pasagjeri që prish ose kërcënon sigurinë e një fluturimi, me dënime që variojnë nga gjobat deri në kohën e burgut.

Loading...