Greqia feston 200 vjetorin e Pavarësisë, përlotet Princi Charles

Ditën e sotme, Greqia feston 200 vjetorin e Pavarësisë, duke organizuar një ceremoni të madhe me shumë aktivitete. I pranishëm në këtë ditë të shënuar për Greqinë, ishte edhe Princi Charles, bashkë me bashkëshorten Camilla, që është fotografuar i përlotur gjatë kësaj ceremonie.
Mediat greke shkruajnë se pasi vuri kurorën në emër të vendit të tij, Britanisë së Madhe, emocioni ishte i qartë dhe raportohet se në momentin që u luajt himni kombëtar britanik, ai nuk i mbajti dot lotët.

Babai i Princit Charles, pra bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë ka lindur në Korfuz , ndërsa nëna e tij ishte me origjinë greke. Monarku britanik mbërriti ditën e djeshme në Greqi me rastin e 200 vjetorit të Pavarësisë së Greqisë.

Princi i Uellsit Dukesha e Cornëall u mirëpritën nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe më tej u pritën në Galerinë Kombëtare nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij Mareva Graboëski-Mitsotakis.

Loading...