Shuhet familja shqiptare, pas prindërve Covid-i i merr jetën edhe 43-vjeçarit

Tragjike në Itali! Pas prindërve COVID-19 i ka marrë jetën 43-vjeçarit shqiptar Ilia Moçka. Mediat italiane shkruajnë se ata jetonin prej vitesh në Salento, ku 43-vjeçari bashkë me vëllezërit e tij kishin hapur një biznes.

Ilia Moçka u shtrua në spital ku gjendja e tij u përkeqësua për shkak të virusit. Disa ditë më parë COVID i kishte marrë edhe dy prindërit. Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.
“Sot djali i hallës sonë Ilia Mocka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij ”shkruan kushëriri i 43-vjeçarit në profilin e tij.

Loading...