Balla: Ne politikanët do ta bëjmë të fundit vaksinën, Saliu do ta marrë para Lulit

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se politikanët do ta bëjnë të fundit vaksinën.

Balla tha se synohet që këtë vit të ketë një ringjallje të turizmit dhe se deri në fund të majit do të jenë bërë rreth 500 mijë vaksinime.
Balla: Ne politikanët do ta bëjmë të fundit vaksinën. Mes Bashës dhe Sali Berishës, do ta bëjë më parë Saliu, pastaj Luli, se është edhe mosha.

Totali i kontraktuar i gjithi nga Shqipëria është 2.4 milionë doza në të gjitha kontratat. Në të gjitha këto kontrata kemi pasur edhe një donacion nga një mik i Emirateve të Bashkuara Araba me vaksinën Sputnik V. Do të vijnë rreth 500 mijë vaksina në një fazë të parë me ato kineze.

Sigurisht që duhet të kemi parasysh që në raport me kapacitetet tona, do të kemi rreth 500 mijë vaksinime nga fundi i majit. Për ne është shumë e rëndësishme jeta e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi bërë diçka që vendet e rajonin tonë janë larg me planet e tyre

Loading...