Nënat u vaksinuan kundër Covid, dy foshnja lindin me antitrupa në Itali

Dy foshnja vajza kanë lindur me antitrupa ndaj Covid në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se vogëlushet, të quajtura Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padova, nga dy nëna të ndryshme, të cilat kishin marrë vaksinat kundër koronavirusit gjatë muajve të shtatzënisë.
Dy vogëlushet e lindura, janë të parat në Itali që kanë lindur me antitrupa”, shpjegoi mjeku Gianfranco Juric Jorizzo. Ndër të tjera mësohet se nënat e foshnjave janë një 37 vjeçare dhe tjetra 36 vjeç të cilat nuk e kanë kaluar koronavirusin, por duke qenë pjesë e stafit mjekësor janë vaksinuar me vaksinën Covid.

Loading...