Kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën nga Durrësi, ku kandidon edhe vetë si deputet në këtë qytet, i renditur i
Teksa komentoi taksën e sheshtë të propozuar nga opozita, Rama tha se ajo rrezikon pagën e qytetarëve të thjeshtë.
Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që “s’e duan” që nëse nuk e durojnë dot të mos e ndjekin në televizor, por pagën mos ta rrezikojnë me ardhjen në qeveri të Opozitës.
Rama: Do heqim takën mbi pagën që janë 63% e shqiptarëve, pra s’do ketë taksë. E për ça do shkojë një qytetar ta votojë (Bashën) që të marri taksën e sheshtë.
Ndërkohë që taksa e sheshtë është më keq se taksa që ka sot minimale mbi pagën. Çfarë logjike ka kjo dhe çfarë prakticiteti është ky. Se do Edi Ramën, po punë e madhe fort, pagën tënde e do, po.
Në shtëpi do që të çosh më shumë apo më pak. Nëse do që në shtëpi të çosh më shumë dhe këtë e ke të sigurtë me Edi Ramën që se do.
Me Edi Ramën që se do e ke kollaj fare, kaloje televizorin te sporti kur del Rama, ose të telenovelat turke, ose shko te ajo përputhemi, përputhu edhe vetë atje, por ti mos rreziko pagën tënde meqë nuk do Edi Ramën. Kjo është shumë e thjeshtë.