Heroi Arjan Sala luftoi gjatë për të mbijetuar, 32-vjeçari ishte mbuluar me rroba

Të tjera detaje dalin nga vdekja e heroit Arjan Sala, i cili mbeti i vdekur gjatë procesit të shpëtimit të magazinës së Casa Italias, ku ai punonte si roje. Mësohet se i riu pasi shpëtoi gjithë kolegët e tij, vetë mbeti brenda, duke luftuar për të mbijetuar.

Bëhet me dije se trupi i tij është gjetur në një dhomë në fund të magazines, i mbuluar me rroba dhe shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia. Konstrukti i trupit të tij ishte në gjendje të mirë, ai ka pësuar vetëm disa djegie.
Arjan Sula tashmë ishte një familjar. Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël 2 vjeç.

Prokuroria ka atashuar dy prokurorë në grupin e policisë dhe shërbimit zjarrfikës për vazhdimin e hetimeve për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Loading...