Tepelenë: Arrestohen 2 persona, dhunuar një 22-vjeçar

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.A, 45 vjeç, banues në Tepelenë, dhe A.A, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.N, 22 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 88 i Kodit Penal.

BalkanWeb

Loading...