Mos e thani fytyrën me peshqir, dermatologët tregojnë pasojat e këtij veprimi

Pasi e lani fytyrën, mos e fshini me peshqir. E di që kjo ju duket absurd, por dermatologët japin këtë këshillë, pasojat janë të shumta.

Shkakton puçrra. Tharja e fytyrës me një peshqir mund të dëmtojë lëkurën më shumë sesa mendoni. Peshqirët krijojnë ambientin e përsosur që bakteret të rriten pasi zakonisht mbahen në banjë ku ajri është i lagësht. Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, këto baktere kalojnë direkt në lëkurën tuaj. Kjo bën që poret të bllokohen dhe puçrrat të shpërthejnë.
Lëkura juaj mund të plaket më shpejt. Peshqirët prej pëlhure janë shumë të ashpër për fytyrën tuaj. Përdorimi i tyre mund ta bëjë lëkurën të prekshme nga infeksionet dhe rrudhat. Sa më shumë që lani peshqirët, aq më e brishtë bëhet pëlhura dhe fërkimi që ato krijojnë vepron si një shtresim që mund të jetë i tepërt për lëkurën tuaj.

Zvogëlon efektivitetin e produkteve të kujdesit për lëkurën. Edhe pse tharja e fytyrës pas larjes duket si një gjë e natyrshme, në të vërtetë nuk lejon që lëkura të marrë maksimumin nga produktet që aplikoni. Hidratuesi do të depërtojë në lëkurë më mirë para se të avullohet i gjithë uji në sipërfaqen e tij.

Mund të irritojë lëkurën tuaj. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi i një peshqiri mund të mos jetë opsioni më i mirë për të tharë fytyrën. Fshirja e fytyrës me të mund të shkaktojë skuqje të lëkurës dhe acarim pasi shumica e pëlhurave mund të jenë shumë të ashpra.

Mund ta bëjë lëkurën tuaj të yndyrshme. Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës mund ta bëjë atë të yndyrshme. Ndërsa peshqirët mund të heqin vajrat natyrorë që lëkura ka nevojë për të qëndruar e shëndetshme, gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës fillojnë të prodhojnë më shumë vaj për të ekuilibruar tharjen. Kjo e bën lëkurën shumë të yndyrshme.

Loading...