Gjykata e dënon me 6 vite burg, Fjolla Morina i përshëndet me bikini

Këngëtarja Fjolla Morina vijon pushimet e saj në Maldive, duke mos e vrarë mendjen se Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vite burg, për trafik armësh.
Fjolla nuk ka reaguar fare për këtë vendim, vetëm avokatja e saj ka treguar se do apelojë këtë vendim.
Ndërkohë, Fjolla nga Maldivet, provokon ndjekësit e saj me bikini, duke shijuar në maksimum muajin e mjaltit.
Kujtojmë se këngëtarja u martua pak ditë më parë me Fisnik Sylën.
Ajo u arrestua disa muaj më parë pasi iu gjet një armë në makinë. Ajo për mediat ka thënë se armë është e një miku të saj që ka vdekur dhe ajo e mban sepse është një nënë beqare.

Loading...