UEFA urdhëron heqjen e banderolës për Adem Jasharin? Çfarë po ndodh në ‘Air Albania’

Shqipëria luan me Anglinë ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00, në “Air Albania”.

Në prag të kësaj ndeshje, në pamundësi për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “TKZ”, kanë shpalosur një banderolë pas portës, ku shfaqeshin 5 heronj kombëtar, teksa mbi ta shkruhej: “Sytë dhe zemrën te ju!”
Në banderolën e vendosur, një ndër heronjtë kombëtar, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari, i cili ndodhej në krahun e majtë të banderolës.

Megjithatë, pak para ndeshjes, pjesa ku ndodhej Adem Jashari është hequr, teksa me shumë mundësi, kjo është urdhëruar nga UEFA dhe përfaqësuesit që ndodhen në stadium.

Loading...