A e shikoni sa djalë i mirë kam qenë në vitin 1966? Atëhere nuk me tha njeri se isha i mirë. Dhe s’kishte si të isha i mirë kur kisha filluar betejën me një sëmundje të keqe – Nga Enver Cakaj

A e shikoni sa djale i mire kam qene ne vitin 1966? Ne te vertete atehere nuk me tha njeri,se isha i mire. Dhe s’kishte si te isha aq i mire kur kisha filluar betejen me nje semundje te keqe. Megjithate une per njeri te mire e njoh veten,se as nuk me ka share njeri.

Tani e kam veten ne dore.Bej çfare te dua,se 27-vjet isha me komande neper spitale,flija dhe haja kur me thoshin.Per te dale s’na linte njeri.Vetem nje dite dola me nje leje,jo se kisha ndonje pune,po kisha harruar leket ne xhepin e xhaketes kur u vesha ne magazi.Te pakten nuk m’i kishin marre.

A e dini si e kaloj kohen ne kete qytetin e bukur te Çorovodes? Jam i detyruar te zbres dhe ngjit 190-shkalle per te bere dy kilometra rruge.Te ura jam i detyruar te shikoj trungjet e dy rrapeve,ku vihen lajmerimet e vdekjeve dhe te veprimtarive.Nese ka vdekje do te ngjitem serish per te bere ngushellime.Pastaj kthehem drejt e ne kompjuter,ku kam lene planet se çfare do te shkruaj.Lodhje nuk ndjej edhe sikur te ecij e shkruaj gjithe diten,po me lodhin ca te papune e te dehur,qe me zhurmojne para shtepise.

Atehere i le shkrimet dhe vazhdoj leximin e librit qe kam lene ne mes nga dita e pare.Pra nuk e di si eshte pushimi.Shume here ngrihem naten e shkruaj,po gruaja nuk me ndjen.Dhe,a e dini qe jam shume mire e i forte? Mjeket e sotem me kane thene te ha vetem mish pule dhe peshku,se kam vene nje dy stenda,po une bej te kunderten,ha mish viçi dhe qengji.Nuk ndjej asnje lloje shqetesimi perveç te me lene te shkruaj e lexoj gjithe diten.Ju degjojeni mjekun,se une asnjehere se kam degjuar dhe kam shpetuar.Edhe Profesorit hungarez ja prisha terapine qe me kishte vene dhe shpetova.

Ju pershendes te gjitheve

Enver Cakaj

Loading...