“Vaksinat kineze e ruse edhe pse nuk janë cilësore dhe nuk janë çertifikar nga organizmat evropianë, shqiptarët ti bëjnë, se kemi nevojë, por kjo qeveri të mos bëjë pazare me vaksinën dhe shëndetin tonë”.
Kështu pohoi, Dashamir Shehi, kreu i LZHK, kandidat i opozitës bashkuar në listat e Tiranës gjatë komunikimit në rrjetet sociale.
Shehi deklaroi se e sheh si pazar të turpshëm lëvizjen e qeverisë Rama për të marrë vaksinat ruse nga Arabia dhe ato turke nga Kina, pasi kërkon të justifikojë marrëveshjet e dyshimta me këto vende në kurriz të interesave të Shqipërisë.
“Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, vetëm 2% janë vaksinuar në Shqipëri të tjerat janë propagandë.
Vaksinat mirë se erdhën kineze o ruse, e di se janë më pak eficente, se s’janë certifikuar. Pse po përdoren politikisht. Për të marrë vaksinë kineze kalohet nga Turqia, për të marrë ruse, kalohet nga Arabia, përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht.
E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horlliqeve të kësaj qeverie se gjasme po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende. Nuk bëhet pazar me shëndetin e shqiptarëve me vende të dyshimta. Kina dhe Rusia janë më serioze se nga Arabia dhe Turqia. Turp si për vendin tonë dhe për vendet që po përdorin hallin tonë të bërë pazare. Ftoj shqiptarët t’i bëjnë se kemi nevojë, por të mos përdoret propaganda me vaksinën nga kjo qeveri,” deklaroi Shehi.