Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe bashkëshorti i saj ,Fisnik Syla, kanë qenë kryefjala e mediave rozë javëve të fundit.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në Ishujt Maldive, e ndërsa së fundmi janë rikthyer në Kosovë, në një rezidencë luksoze që e kanë blerë së fundmi në Prishtinë.
Në një intervistë të fundit për “Prive”, Fjolla dhe Fisniku kanë folur gjerë e gjatë për njohjen e tyre, teksa kanë hedhur poshtë disa prej thashethemeve në media që fliteshin për ta.
Është përfolur në disa media se vjehrra e Fjolla Morinës kur mësoi lajmin se ajo do të jetë nuse e saj, kishte pësuar shok dhe ishte sëmurë, dhe se familja e bashkëshortit nuk e kishin pranuar si nuse.
Por një gjë të tillë, Fjolla dhe Fisniku e mohuan kategorikisht.
Ndërsa edhe Fjolla theksoi se ka raporte të mira me vjehrrit, duke u shprehur: “Absolutisht nuk është e vërtetë, unë kam raporte shumë të mira, me babin e Fisnikut flas shumë shpesh, edhe me mamanë, edhe krejt ne rregull i kemi raportet”.
Çifti gjithashtu treguan se ruajnë raporte shumë të mira me fëmijët e njëri-tjetrit, që vijnë nga lidhjet e tyre të mëparshme.