‘Sot do qanin shumë nëna, po qan vetëm një’, familja e Arjan Salës merr certifikatën e Dëshmorit

Familjes se 33-vjecarit Arjan sala iu dorezua diten e sotme, certifikata e Deshmorit te Atdheut.

Qeveria shqiptare ka percaktuar edhe nje ndihme mujore per familjen, nderkohe qe xhaxhai i te riut qe humbi jeten nga zjarri ne qendren Casa Italia, ka folur per median:
“Dhimbjen nuk do ta kthejmë në show, dy gjëra të vogla do them. Kanë ardhur nga Ilir Meta, Edi Rama, të gjithë politikanët, të majtë të djathtë, të qendrës, të gjithë. Nuk na lanë vetëm në këto kohë ngushëllimi.
Nuk duam ta politizojmë çështjen, kemi dhimbjen tonë që po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmori i Atdheut” dhe mendoj se ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen. Mendoj sa të qanin shumë nëna, po qan vetëm një nënë sot. Sa të qanin shumë baballarë, qan vetëm një baba sot”.

Arjan Sala humbi jeten në moshën 32-vjeçare pasi shpëtoi nga flakët të paktën 20 punëtorë të tjerë.

I riu punonte si roje sigurie në një qendër tregtare në kryeqytet, aty ku të mërkurën e shkuar, flakët që përfshinë një magazinë i morën atij jetën

Loading...