Digjet makina ‘Range Rover’ në Vlorë, pronarja e mjetit alarmon policinë

Një makinë është përfshirë nga flakët, këtë mbrëmje rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia” në Vlorë.

Sipas burimeve zyrtare, makina tip “Range Rover” në pronësi të shtetases F. J është djegur pjesërisht. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po heton.
Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Loading...