Është e moshës 72-vjeçare dhe i bën të gjithë të qeshin, edhe pse nuk flet një gjuhë me ta. Qëndresa Camaj ka probleme të mëdha shëndetësore, përfshirë dështimin e veshkave, që kërkon tre dializa javore prej 4 deri në 5 orë për secilën, prej 18 vitesh.
Ajo është duke jetuar në Zvicër prej thuajse 20 vjetësh me familjen e saj: Dy nga fëmijët e saj dhe 10 nipër e mbesa, 8 prej të cilëve janë zviceranë. Pjesa tjetër e familjes së saj jeton në Francë, Belgjikë dhe Angli, por asaj nuk i lejohet t’i shohë ata, sepse ajo ka një leje qëndrimi F, një të ashtuquajtur “pranim të përkohshëm”, shkruan albinfo.ch.
Aktualisht, Kantoni i Vaudit ku ajo banon, ia refuzon dhënien e vizës B, një “lejeqëndrim”, sepse ajo nuk “e flet mjaft mirë frengjishten” dhe “nuk ka punuar asnjëherë në Zvicër”.
Qëndresa është jetime dhe kurrë nuk ka qenë në shkollë. Ajo është martuar në moshën 17-vjeçare, njofton Albinfo.ch. Një vit më vonë, asaj i lindi vajza e saj e parë, ndërsa pasuan edhe 7 fëmijë të tjerë. Në vitin 1999, shpërtheu lufta ballkanike dhe vrau mijëra njerëz. Qëndresa humbi bashkëshortin e saj dhe vendos të largohet nga Kosova, për të kërkuar azil në Zvicër. Por, statusi i refugjatit dhe azili refuzohen, ndërsa autoritetet zvicerane kërkuan që ajo të mos dëbohej, informon Albinfo.ch.
Këtë “pranim të përkohshëm”, znj. Camaj e rinovon për çdo vit, gjithmonë me frikën e dëbimit nga Zvicra.
Por, Shërbimi i Popullatës thotë se që Qëndresa nuk është e integruar sa duhet sepse nuk ka pasur asnjëherë një punë dhe nuk flet frëngjisht.
Ndaj Qëndresa tentoi të merrte pjesë në disa orë mësimi në një klasë franceze. Mbesa e saj i rrëfeu se “profesori ishte habitur shumë, ai mendonte se bëhej fjalë një shaka”. Profesori ishte tronditur duke imagjinuar ta shohë këtë grua të moshuar, shëndeti i së cilës ishte më shumë se i brishtë, duke u paraqitur në klasën e tij.
Për shkak të sëmundjes së saj, pjesën më të madhe të kohës së saj Qëndresa qendron shtrirë. Prandaj, që të rrijë për disa orë në klasë për të mësuar frëngjish është një sfidë e madhe për gjyshen 72-vjeçare, njofton Albinfo.ch.
Në momentin që ajo u gjend në klasë, u djersit e tëra dhe profesori e dërgoi në shtëpi. E gjithë kjo, duke llogaritur se Qëndresa është analfabete dhe vetëm kohëve të fundit ka mësuar për të shkruar inicialet e emrit të saj.
Qëndresa është e lodhur nga kjo situatë. Ajo do të donte më shumë se çdo gjë tjetër për të shkuar lirshëm të shohë fëmijët e saj në Francë ose Belgjikë. Për më tepër, situata e izolimit ishte bërë kaq e padurueshme pas 20 viteve të kaluara në Zvicër, sa që ajo mori trenin TGV për të vizituar familjen e saj në Lyon. Ajo nuk i tha asgjë familjes së saj në Zvicër, e cila me siguri do ta kishte parandaluar. Thjesht, ajo ka dashur të vizitojë djalin e saj dhe nipërit, për të parë se ku jetojnë, t`i shtrëngojë në krahët e saj … ajo u kthye dhe u arrestua nga rojet kufitare: Një arsye më tepër për për t`ia refuzuar lejeqëndrimin.
Kur e kujton këtë histori, e bën shumë të qeshë, dhe ajo ka një buzëqeshje që ngjit, ajo që ka qenë një burim i stresit dhe ankthit të shumtë për gjithë familjen.
Para vendimit negativ të SPOP, mbesa e zonjës Camaj shprehet me një aluzion e sarkazëm, ajo thotë: “Unë nuk e kuptoj, përse kanë frikë autoritetet? Në moshën e saj, ajo nuk do të bëjë një martesë fiktive”.
Ky vendim është problematik sepse situata e Qëndresës nuk do të ndryshojë. Ajo është në një rrugë qorre. SPOP merr vendimin për të mbajtur një person të moshuar në një situatë të pasigurt: Duket se Znj. Camaj do të pranohet përkohësisht deri në fund të ditëve të saj.