Presidenti Meta dekoron tre figura të shquara futbolli: Shembuj frymëzimi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar së fundmi tre figura të shquara të futbollist shqiptar.

Presidenti Meta dekoron tre figura të shquara futbolli: Shembuj

Mësohet se Meta ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Mehdi Bushati, ish-futbollit dhe Kristaq Mico e Azis Tahiri, ish-drejtues në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Lajmi u bë me dije nga presidenti Ilir Meta, në një postim në Facebook.

Presidenti Meta dekoron tre figura të shquara futbolli: Shembuj

“Në vlerësim të kontributit të vyer të dhënë për rritjen dhe zhvillimin cilësor të sportit shqiptar, duke ndikuar me përkushtimin, pasionin dhe lidershipin e tyre për arritjen e rezultateve të larta sportive në arenat kombëtare e ndërkombëtare, që na kanë bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë të vlerësoj tre nga drejtuesit më të spikatur të sportit shqiptar ndër vite, Mehdi Bushatin, Kristaq Miçon dhe të paharruar Azis Tahiri.

Presidenti Meta dekoron tre figura të shquara futbolli: Shembuj

Mbështetur mbi trashëgiminë e tyre profesionale, si shembuj të përhershëm frymëzimi, të bëjmë gjithçka për zhvillimin e mëtejshëm cilësor e përfaqësimin dinjitoz të sportit shqiptar, por edhe për edukimin e brezave me vlerat më të mira sportive e qytetare, si një mundësi e shkëlqyer për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe ndaluar largimin e tyre nga Shqipëria”, lajmëron Meta.

Loading...