Shumë pengesa ende kufizojnë qasjen në ndërtesa, transport, informacion, arsim dhe shëndetësi për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Ky projekt i financuar nga Bashkimi Europian për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, i menaxhuar nga UNICEF, i dha mundësinë anëtarë të delegacionit të BE në Shqipëri të kalonin një mbrëmje të mrekullueshme me fëmijë me aftësi të kufizuara, të mësonin prej tyre dhe të përpiqeshim ta shihnin dhe ndjenin botën nga perspektiva e tyre.
“Nëse ekziston mbështetja dhe shërbimet e nevojshme, aftësitë e kufizuara nuk do t’i pengojnë këta fëmijë të jetojnë jetë të pavarura dhe të përmbushura”, tha Monika Bylaite, Shefe e Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së.
“Është gjë e mirë që organizatat e shoqërisë civile ofrojnë shërbime, por kjo duhet të jetë rezultati i një ndarjeje të përbashkët të përgjegjësive, dhe jo rezultat i mungesës së shtetit”, theksoi ajo./atsh