Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vijon prezantimin e kandidatëve të socialistëve për kryeqytetin. Një prej kandidatëve me të cilin ka bashkëbiseduar sot Veliaj është numri 2 i listës, Najada Çomon. Ish-shefja e Infektivit ka folur për punën saj në luftën kundër COVID.
“Ne shikojmë vuajtjen e atyre njerëzve brenda e shikojmë ne dhe bashkohemi me vuajtjen e tyre. Ka pasur anëtarë të familjes që kanë ndërruar jetë në spital dhe është shumë e dhimbshme që ti duhet ti thuash që i kanë humbur. Të duket sikur je i fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Ata nuk e kuptojmë që ne e mbyllin ndonjëherë para kohe që të mos na dëgjojnë që jemi duke lotuar.
Kolegeve tona doktoresha u kanë ndërruar jetë prindi brenda në spital dhe u është dashur të jenë në punë. Infermiere, staf që kanë humbur familjarë dhe duhet të jenë po në punë nesër.
Jam shumë e shkëputur në raportet familjare. E kam gjetur mirëkuptimin të bashkëshortit dhe vajzës. Ato pak orë që shkojmë dëgjojnë telefonin tim. Unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje sepse bisedat e mia janë rreth punës. Nëse do ta bësh mirë një punë është e padiskutueshme që duhet suporti i familjes”, ka thënë ndër të tjera Çomo.