Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Francë, arrestohen 17 persona, grupi drejtohej nga shqiptarët

Një operacion policie në Francë ka vënë në pranga 17 anëtarë të një organizate kriminale, përfshirë 16 burra dhe një grua, të moshës 19 dhe 57 vjeç.

Operacioni u zhvillua më 29 dhe 30 mars në Ille-et-Vilaine dhe në Alpes-Detare. Në përfundim, u sekuestruan lëndë narkotike, produkte prerëse, para dhe katër armë me municionet e tyre.
Hetimet nisën para dy vitesh ndërsa në shtator të vitit 2018, kur u vunë re veprimet e dyfishta të një shqiptari 45 vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte grupin.
Ai kishte precendent të mëparshëm në trafikun e drogës. Elementet e para të hetimit konfirmuan ekzistencën e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës të drejtuar nga shtetas shqiptarë të që kishin lidhje me rrjetet lokale, në veçanti në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës, shkruajnë mediat franceze. Grupi u shpërbë pas dy vitesh me ndërhyrjen e policisë. Ndërkohë mbetet i paqartë identiteti i personave të arrestuar.

Loading...