Grushta dhe shkelma, degjeneron në dhunë masive ndeshja e të rinjve pas golit të Teutës

Ka degjeneruar në dhunë sfida e U-19 të Kategorisë Superiore, Football Republic dhe Teutës në kompleksin e ekipit vendas.

Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2, por kur sfida ishte 1-1 arbitri akordon një penallti për Football Republic i cili u shndërrua në gol nga Hodo, më pas barazimi 2-2 erdhi nga Elezi në minutën e 93 dhe pas një minuti doli me karton të kuq.

E gjitha nisi nga pakënaqësia e rezultatit ku një futbollist i Football Republic debatoi me portierin kundërshtar dhe aty nuk munguan as grushtet dhe shtyrjet.
Edhe pse nuk ishte një ndeshje me tifozë për shkat të masave antiCOVID, fansat nuk munguan dhe ishin duke ndjekur edhe pjesën e këtij sherri.

Vlen të theksohet se edhe prindër të lojtarëve të rinj u futën në fushë dhe nisën të konfliktoheshin.

Loading...