Bashkëshortja feston ditëlindjen, Granit Xhaka i bën dedikimin romantik

Granit Xhaka ka vërtetuar me kohë se është shumë romantik. Por ditën e sotme ai ka fituar zemrën e të gjithëve me urimin që i ka bërë bashkëshortes me rastin e ditëlindjes.
Ai ka postuar disa fotografi nga ditët e tyre më të rëndësishme si dhe i ka bërë një super urim Leonitës.
“Zemra ime! Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. Urimet më të mira për ditëlindjen tënde. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, ka shkruar ai.

Bashkëshortja feston ditëlindjen, Granit Xhaka i bën dedikimin

Kujtojmë se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Disa kohë më parë Leonita zbuloi se është shtatzënë dhe aktualisht çifti janë në qiellin e shtatë nga lumturia.

Loading...