Me kallashnikov, maska e ‘Golf’ të bardhë, si u grabit argjendaria në Gjirokastër

Një grabitje ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se është grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori, në qytetin e gurtë.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen.

Tek argjendaria kanë shkuar dy persona me një makinë “Golf”, ngjyrë e bardhë, ku njëri ishte shofer dhe tjetri mbante një armë tip automatik, me të cilën ka kërcënuar shitësin.
Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura, pasi autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve dhe mjetit, me të cilën kryen grabitjen.

Gjirokastër/Informacion paraprak Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Loading...