Ushqimet e shëndetshme të falin organe të shëndetshme, prandaj duhet të bëni kujdes në se çfarë konsumoni. Një studim i fundit ka treguar ushqimet që dobësojnë zemrën tuaj, për tju ndërgjegjësuar sado pak.
Drithërat e ëmbëlsuar; Ushqimet që duket sikur janë pjesë e ushqimeve të shëndetshme siç janë drithërat për mëngjes, janë të mbushura me sheqer. Dëshironi ta mbani zemrën të shëndetshme për shumë vite me rradhë? Siç e dini, rruga drejt zemrës fillon nga stomaku, ndaj duhet të tregoni mjaft kujdes ndaj disa ushqimeve.
Bëhet fjalë për ushqime që duhet t’i konsumoni rrallë ose më e mira e të mirave t’i zëvëndësoni me alternativa më të shëndetshme për zemrën.
Mishrat e përpunuar; Mishrat e përpunuar si sallamrat ose salçicet kanë nivele të larta të yndyrnave të ngopura. Ndonëse mund të gjeni në treg alternativa me më pak yndyrë, ato me siguri janë të mbushura me kripë. Edhe copa më e hollë e një produkti të tillë përmban gjysmën e dozës së rekomanduar të kripës.
Ushqimet e skuqura; Shumë studime kanë zbuluar se ngrënia e ushqimeve të skuqura, siç janë patatet, pula apo çdo ushqim tjetër i shpejtë- rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Metodat konvencionale të skuqjes varen tërësisht në përdorimin e yndyrnave trans që rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Njerëzit duhet të kuptojnë që çdo ushqim tjetër që nuk skuqet në shtëpinë e tyre duhen shmangur tërësisht.
Karamelet; Për shumë vite me rradhë, yndyrnat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studime të kohëve të fundit, treguan se industria e produkteve të ëmbla, kishte iniciuar një pretendim të tillë.
inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.
Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave. Nëse ka një një përbërës që pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.
Ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, Pijet me ëmbëlsues shtesë
Shumë konsumatorë e gjejnë burimin më të madh të sheqerit të shtuar jo në ushqime por në pije. Studimet më të fundit kanë treguar se më shumë se 60% e fëmijëve, 54% e të rriturve, dhe 45 % e femrave kishin konsumuar të paktën një pije të gazuar ose të ëmbëlsuar në mes vitit 2011 dhe 2014