Prostitucion në mes të Fierit, çfarë iu zbulua në lokal

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë për 59-vjeçarin Mbarim Xhemali, i cili akuzohet për veprat penale ‘prostitucion’, ‘Shfrytëzim i prostitucionin’ dhe ‘mbajtja e lokaleve për prostitucion’.

Ai u arrestua në flagrancë ditën e djeshme nga Policia e Fierit, pas një operacioni policor të koduar ‘Premtimi’. Mbarim Xhemali, gjatë seancës gjyqësore, nuk e ka pranuar akuzën, duke u shprehur se ngjarja e ndodhur nuk është ashtu siç duket.
Prokuror i kësaj çështjeje ishte Andi Pogaçe, i cili ka kërkuar ‘arrest me burg’, e ndërsa gjyqtar Ergys Selmani.

59-vjecari shfrytëzonte një ambient lokal, të cilin e kishte marrë me qera, në lagjen ’16 prilli’ në Fier, aty ku punonin edhe dy shtetase një 33-vjecare dhe një 55-vjecare, të cilat janë proceduar penalisht për veprën penale ‘prostitucion’.

Loading...