Njihuni me dy gratë e para në hapësirë, shprehin dëshirën për të shkuar në Hënë në 2024

Christina Koch dhe Jessica Meir, pas dy vitesh që bënë historinë duke kryer udhëtimin e parë hapësinor të grave, shpresojnë të jenë gratë e para edhe në Hënë. Ndërsa NASA në 2024 do të kthejë njerëzit në Hënë me programin e saj të hulumtimit hënor Artemis, njëra nga gratë thotë se programi ka të bëjë me dëshirën e natyrshme të njerëzimit për eksplorim.
“Ne jemi ende duke mësuar gjëra të reja çdo ditë nga mostrat që kemi sjellë nga misionet Apollo me teknologji më të re. Për të gjitha fushat e STEM, shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, matematikës, pamë një rritje të madhe dhe përfitime nga programi hapësinor Apollo.
Pra ne mund ta presim këtë edhe nga programi Artemis. Astronautët e zgjedhur për misionet Artemis do të punojnë në aspekte të ndryshme të misionit për NASA, të tilla si zhvillimi i kostumeve të reja hapësinore. Trajnimi ynë i veçantë për misionet e para nuk ka filluar ende, edhe pse ne kemi identifikuar kuadrin e astronautëve të NASA Artemis. Në përgjithësi, ne nuk i caktojmë njerëzit deri rreth një vit e gjysmë deri në dy vjet para misionit” tha ajo.

Koch gjithashtu tha se kërkimet nga Artemis do të na ndihmojnë t’i afrohemi qëllimit për të eksploruar Marsin. “Kjo është me të vërtetë një mundësi për eksplorimin përfundimtar të Marsit, dhe madje edhe më thellë në sistemin tonë diellor. Artemis krijon gjithashtu mundësinë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve filozofike “A jemi vetëm? A ka atje jetë apo dëshmi të jetës në Mars?”, tha ajo.

Njihuni me dy gratë e para në hapësirë, shprehin

Të dy gratë e kanë kaluar këtë proces. Në tetor 2019, ata kryen së bashku ecjen e parë hapësinore për të gjitha gratë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Ata kishin për detyrë të zëvendësonin një kontrollues që rregullon bateritë që ruajnë energjinë diellore të stacionit. Misioni zgjati 7 orë e 17 minuta .

Koch thotë se është e vështirë të imagjinosh të gjitha mënyrat se si gruaja e parë në hënë do të ndikojë tek vajzat në të gjithë botën. “Ne po frymëzojmë brezat e ardhshëm dhe po i bëjmë të gjitha në një kohë kur ne e njohim kolektivisht se sa e rëndësishme është të eksplorojmë për të gjithë dhe nga të gjithë. Kështu që është emocionuese të jesh pjesë e një misioni të tillë,” përfundoi ajo.

Loading...