Kryeministri i Edi Rama tha se deklarata e tij për marrjen e punëtorëve nga Bangladeshi është e nxjerrë nga konteksti, ndërsa theksoi se kjo është një gjë që ndodh në shumë vende të botës.
“Kjo është nxjerrje nga konteksti. Në çdo vend ndodh që një vend pune që është në dispozicion, sipërmarrësi do ta mbulojë dhe nëse nuk e gjen ne tregun vendas do ta gjejë jashtë. Punëtori huaj është gjë normale jo e pandodhur”, tha Rama.
Ndërsa për komentin e deputetit të PS-së, Dimtir Bushati për këtë çështje, Rama e mbylli duke thënë se ai nuk kupton nga struktura e ekonomisë shqiptare.
“Lerë tani mos na bëj këto muhabete. Do bëjmë muhabet serioz apo jo. Ku kupton Ditmir Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare. Ai është brenda nesh po nuk do të thotë se kupton nga struktura e ekonomisë shqiptare. Ke këta më mirë. Edhe Arjoni që kupton më shumë ekonomi nuk flet për këto”, tha Rama, i ftuar në “Open”.