Rama uron Eni Vasilin për shtatzëninë: Të kam zili që do të bëhesh me dy vajza

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Open”, nuk ngurroi ë urojë moderatoren e emisionit, Eni Vasilin, për pritjen e dy vajzave binjake.

Rama theksoi se e ka zili Vasilin për këtë fakt, e i uroi që të ketë vetëm të mira. Ndërkohë nga krahu tjetër, Vasli i mirëpriti urimet dhe e vërtetojë lajmin, që deri më tani, ishte aluduar vetëm në mendja.

“Më vjen mirë të shoh nga afër, sepse doja të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy, aq më shumë kur dëgjova që i ke vajza, çdo të mirë dhe vetëm të mira.
Nuk është sekret, Eni ka dy vajza binjake që pret të vijnë në jetë. Kjo s’është gënjeshtër e një prillit”, tha Rama.

Loading...