NIKE ka fituar fituar procesin gjyqësor kundër kompanisë “Brooklyn MSCHF” për “Këpucët e djallit”, që sipas kompanisë, këto këpucë, përmbajnë një pikë gjaku të vërtetë njerëzor në thembra. Mediat e huaja shkruajnë se një gjykatë në Nju Jork vendosi të pezullojë për një afat të pacaktuar prodhimin e këpucëve që shkaktuan kritika të shumta.
Ndërkohë, së fundmi, gjigandi i këpucëve sportive “Nike” ka fituar procesin gjyqësor.
“MSCHF dhe këpucët e paautorizuara “Satan” ka të ngjarë të shkaktojnë konfuzion dhe të krijojnë një lidhje të gabuar midis produkteve të MSCHF dhe Nike”, tha gjiganti i këpucëve sportive në proces gjyqësor.
Avokatët e MSCHF kundërshtuan se 666 palët e atleteve që krijuan nuk ishin “atlete tipike, por më tepër vepra arti të numëruara individualisht që u shiteshin koleksionistëve për 1,018 $ secila”. Në favor të “Nike”, një gjyqtar federal lëshoi një urdhër ndalimi të përkohshëm për këpucët, por mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë pasi MSCHF kishte treguar se nuk ka në plan të prodhojë të tjera.
Në paraqitjen e saj në Gjykatë “Nike” tha se nuk i kishte autorizuar “Këpucët e djallit” të personalizuara. Atletet me gjak të vertetë njeriu që shkaktuan shumë debate u prodhuan nga kompania MSCHF në bashkëpunim me reperin Lil Nas X, I cili ka pranuar publikisht prej 2019 se është homoseksual. Prezantimi I tyre shkaktoi kritika të shumta në rrjetet sociale, përfshirë disa konservatorë, Guvernatorin e Dakotës së Jugut Kristi Noem dhe disa ndjekës fetarë, që thanë se u ndihen shumë të fyer.