Komedi shqiptare me të cilat të gjithë kemi qeshur!Ju kujtohen?

Do të ishin vitet më të mira të kinematografisë ato kur skenaristët më të njohur do të sillnin disa nga komeditë shqiptare më të pëlqyera, batutat e të cilave dhe sot e kësaj dite na shoqërojnë në tavolinat e kafeneve. Ishte koha kur në tregun kinematografik shqiptar u shfaq: ‘Fjalëkryqi’, një komedi kjo e parë shumë në atë periudhë dhe sot, me një kast shumë të mirë aktorësh. S’mund të lëmë pa përmendur dhe një sërë prodhimesh të tjera shumë të mira si: ‘Borxhliu’, ‘Një baba tepër’, ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, të gjitha këto vepra me autor Arian Culiqi.
Mirëpo kinematografia shqiptare numëron dhe shumë komedi të tjera, të cilat pavarësisht se sa kohë kalon vazhdojnë të mbeten ndër produksionet më të mira. Po ju kujtojmë: ‘Shi në plazh’, ‘Pallati 176’, ‘Pesha e gruas sime’, vepra këto të cilat edhe sot jetojnë sepse duket se humori i mirë i reziston kohës dhe le ta pranojmë jemi paksa nostalgjikë për atë kohë.
Nëse ju mungojnë këto vepra, hidhini një sy në ‘Youtube’, jemi të bindur se do të qeshni sërish pafund!

Loading...