Futbollistët e Juventus shkelin rregullat e Covid, tifozi i tyre i denoncon në polici

Një tifoz i Juventus ka denoncuar tre lojtarët e kësaj skuadre, pasi ishin të pranishëm në festën e organizuar ditën e mërkurë. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Paulo Dybalën, Arthur Melon dhe Weston McKennien, të cilët thyen rregullat anti-covid.
Dy ditë më parë, ë amerikani i “Zonjës së Vjetër” organizoi një festë në shtëpinë e tij dhe fqinjët lajmëruan policinë. Tre lojtarët dhe të ftuarit e tjerë u gjobitën me nga 400 euro si masë disiplinore, por nuk ka mbaruar me kaq dënimi për ta.

Treshja, sipas mediave sportive italiane, do të gjobitet nga Juventusi dhe do të pezullohet për derbin e nesërm me Torinon. Gjithashtu, mësohet se pezullimi mund të jetë edhe më i gjatë për ta, por ende nuk është marrë një vendim final.

Për “Corriera della Sera” ka folur denoncuesi i rastit. “Nuk mendoj se të jesh një futbollist i famshëm të jep të drejtën të jesh mbi rregullat. Rreth orës 10:30 të darkës dola të shëtis qenin dhe pashë një varg makinash të parkuara buzë rrugës. Të gjithë personat ishin pa maska dhe më pas me disa taksi mbërritën disa vajza. Në një kohë kur festat apo darkat nuk lejohen vendosa të njoftoj policinë.

Nuk e di nëse u identifikuan që të gjithë pjesëmarrësit, mbase disa u larguan. Unë jam një tifoz i Juventusit dhe McKennie më është dukur një profesionist i vërtetë. Pikërish për këtë më vjen keq sepse në vend që të mendoj për lojën shkon dhe organizon festa të tilla”, ka thënë denoncuesi.

Loading...