Më poshtë paraqiten historitë e 6 njerëzve që kanë dështuar të paktën njëherë në jetë:
Goli i Steve Morrow solli fitore në skuadrën e tij në finalen e 1993, por ai nuk do ta kishte menduar që ajo ishte ndeshja e fundit që do luante në karrierën e tij. Menjëherë pas saj, ai u shtrua në spital për një kohë shumë të gjatë si pasojë e një frakture të kockës së kofshës.
Christos Bertsos vendosi ta ftohë shtëpinë e tij në një mënyrë shumë origjinale me ndihmën e një kondicioneri të sajuar. Për fat të keq, rezultoi që motorri që kishte përdorur ishte kaq i fuqishëm sa ai shkëputi trarët e çatisë së tij. Në një ditë me erë, ajo fluturoi dhe Christos nuk e gjeti më kurrë.
Modestia është një cilësi pozitive e njerëzve, por a mund të rrish pa energji elektrike për 20 vjet vetëm se ke turp të telefonosh qëndrën e shërbimit telefonik? Një pensionist në Angli e ka bërë këtë.
Wanda Ennis bëri një grabitje në një karburant dhe çdo gjë u duk se shkoi shumë mirë. Vajza shkoi në shtëpi dhe nisi të shohë TV. Menjëherë në lajme ajo pa një njoftim se ishte zbuluar autori i një rrëmbimi në karburant. Me frikën se mund të ishte ajo, menjëherë shkoi dhe u dorëzua në stacionin më të afërt të policisë. Vetëm në fund, ajo e kuptoi që lajmi nuk kishte qënë për të…
Evan McGwire e regjistroi gjithë jetën e saj në një kamera. Pas shumë vitesh ai më në fund siguroi një hedhje me parashutë nga një helikopter. Ai vendosi një kamer në helmetë, e cila sapo ai kërceu, u shkëput dhe humbi në ajër…
Puna në zyrë është shumë e mërzitshme dhe ndonjëherë punonjësit mendojnë mënyra të reja për tu argëtuar. Dy punonjës vendosën të bënin një garë në korridorin e kompanisë së tyre. Fatkeqsisht, njëri prej tyre e përfundoi garën në ballkonin e katit të 39 të ndërtesës.
Në përgjithsi, bota është një vend i egër ku ju duhet të jeni gjithë kohës i alarmuar, sepse asnjëherë nuk dihet se çdo të ndodhë nesër…